Ish-deputetja: Spitali privat u padit nga Qeveria sepse do zbulonte shifrat reale të të infektuarve me Covid-19

Ish-deputetja e PD, OrJola Pampuri ka vijuar të kritikojë qeverinë për numrin e ulët të testeve ndaj personave që dyshohet të jenë të infektuar me koronavirusi.

Pampuri tha se mungon menaxhimi i fluksit të pacientëve për shkak se mungojnë laboratoret e testimeve dhe për këtë përmendi edhe padinë e qeverisë ndaj një spitali privat.

Sipas saj, ajo e paditi spitalin sepse do të zbuloheshin shifrat reale të personave të infektuar, diçka të cilën sipas saj qeveria po e mban të fshehtë.

“Teste nuk bëhen sepse nuk ka realisht. Ministja e Shëndetesisë hodhi poshtë mbrëmë falsitetin e qeverisë për masat që ishin marrë. Sot është luks të bëhen aq teste në ditë jo më 2000 teste. Gjithçka thonë në media është vetëm propagandë.

Di që Shqipëria ka një laborator të ISHP-së ku bëhen testet por nuk i përmbush nevojat ndaj fluksit. Duheshin marrë masat për laboratorë të tjerë dhe jo kur të ofrojnë mbështetje privatët ti padisë në Prokurori.

Sa më shumë laboratore aq më shumë çlirohemi nga kjo gjendje. Ky shtet paditi një spital privat se kishte mundësinë të bënte teste, pse sepse do të zbuloheshin shifrat reale”, tha Pampuri në një lidhje me skype me Fax News.

ooo