Instituti i Shëndetit Publik kundër Ramës, ja çfarë u kërkon qytetarëve

Instituti i Shëndetit Publik ndryshe nga kryeministri Edi Rama, këshillon të gjithë qytetarët që të vendosin maska në ambientet publike, por ashtu sikurse keu i qeverisë nga ana tjetër këshillojnë të ruajnë distancën dhe të lajnë shpesh duart.

Me anë tënjë postimi në rrjetet sociale, ISHP thotë se virusi që shkakton COVID-19 përhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

“Kështu që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambiente publike, mbani të paktën 1 metër distancë dhe lani shpesh duart. Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës”, këshillon ISHP.