Infektohet me koronavirus biznesmeni, karantinohen 10 anëtarët e familjes

Mes personave që janë konfirmuar si pozitiv me koronavirus në Shqipëri gjatë orëve të fundit është edhe një qytetar nga Lushnja. Bëhet fjalë për një biznesmen 50-vjeçar nga zona e Karbunarës.

Burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari është biznesmen i fruta perimeve.

Mësohet se gjenden 10 antarë të familjes së tij në shtëpi pasi janë 2 kurora.

Personi i prekur ndodhet në shtëpi ndërsa familjarët tashmë janë në karantinë derisa të dalin përgjigjet e tamponeve të marra.