Infektohen me Covid-19 edhe 3 punonjës policie

Tre punonjës të Policisë Kuftare në Has janë inkfetuar me Covid-19. Bëhet e ditur se ata janë izoluar bashkë me familjet e tyre në shtëpi.

Ndërkohë situate më e rëndë paraqitet në qytetin e Shkodrës ku numri i të infektuarve ka shkuar në 44.

Numri ka shkuar në 377 numri i të infektuarve në të gjithë vendin. Është rritur numri i të prekurve në Tiranë, Shkodër dhe Has. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka apeluar sot për më shumë kujdes nga të gjithë qytetarët për të mos ndodhur ajo që po ndodh në këto tri qytete, ku numrat e të prekurve rriten çdo ditë.

MSH konfirmoi 21 viktima, përfshirë këtu trajnerin e boksit, Skënder Kurti. Lajmi i mirë për sot është se janë 12 persona të shëruar, duke e çuar numrin e atyre që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri në 116.