Imazhi i Fallsifikatorit Edi Rama “infekton” ERTV dhe Facebook !

Nga Qamil Gjyrezi

Edi Rama vazhdon dhe në këtë situatë të pazakontë botërore të COVID-19, të fallisfikojë me grafikë të pasaktë, të dhëna për të sëmurët dhe të shëruarit nga Pandemia e tmerrshme që ka pllakosur të gjithë globin. Rama vazhdon të bëjë vetëm propagandë dhe të komunikojë me shqiptarët sic ka komunikuar në këta 7 vite të qeverisjes së tij.

Të gjithë udhëheqësit botëror po përdorin të gjitha mundësitë financiare, njerëzore, infrastrukturore për të shpëtuar jetë njerëzish të cilët luftojnë me jetën.
Ashtu sic e përdori tërmetin e Nëntorit të 2019, Edi Rama po përpiqet ta përdori këtë dramë të madhe të gjithë njerëzimit dhe shqiptarëve të varfër për të ruajtur pushtetin e tij të fituar me paratë e drogës dhe korrupsionit.

Në këtë situatë të pazakontë qeveria së pari duhet të ishte e interesuar për jetë e njerëzve, dhe nuk duhet të bënte propagandë të pastër. Sistemi i shëndetësisë i keqpërdorur në këta 7 vite, nuk ka qenë i pregatitur të përballonte pandeminë botërore. Që në fillimet intensive të pandemisë në Itali, opozita e ka paralajmëruar situatën që ra në vesh të shurdhër, deri sa situata po dilte jashtë kontrollit.

Në këto ditë të pandemisë, shtyllat kryesore ku duhej të funksiononte qeveria ishin ekonomia, shtresat në nevojë dhe mbrojtja e stafeve mjeksore. Ekonomia shqiptare në këta 7 vite ka qenë në një kolaps të madh dhe prioritet i qeverisë Rama kanë qenë vetëm koncensionet për miqtë e qeverisë, të cilët marrin para publike edhe në këta ditë të vështira për ekonominë dhe shëndetin. Nuk është e qartë edhe situata për të ardhmen e biznesit në Shqipëri dhe projektet duhet t’i bëjnë ekonomistët e vërtetë, jo Edi Rama që kërkon vetëm pushtetin dhe po i rrënon të gjithë ekonomikisht. Ndaj shtresave në nevojë, duhet të ndiqej një politikë tjetër, jo propagandë, kur dihet që varfëria është shumë e lartë edhe në kohë normale.

Mbrojtja e stafit mjeksor është e domosdoshme. Mjekët po luftojnë me vetmohim, me virusin duke e patur “vdekjen” afër, dhe qeveria Rama nuk po i’u jep edhe shpërblimin që e meritojnë. Edi Rama vazhdon të merret me fjalë të tepërta dhe komunikon mbrapshtë me njerëzit në nevojë.

Shifrat e publikuara nga Edi Rama në ERTV dhe Face-book janë fallsifikim. Edi Rama po manipulon edhe shifrat e deklaruara nga vetë Manastirliu. Kjo formë e paraqitjes së situatës është strategji e Ramës, për të fituar kohë dhe pushtet politik, me krizën e madhe që i ka përfshirë të gjithë.
Fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja për njerëzit, të sëmurët nga pandemia, ekonominë dhe popullatën.

Shteti nuk drejtohet nga ERTV, Face-book, ose me dalje për të bërë politikë dhe “Shoë public”, por nga zyrat e shtetit me përgjegjegjësi të plotë.
Transparenca për situatën që po kalojmë është e domosdoshme dhe ekspertët dhe specialistët ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën.

Po e mbylli opinion duke iu uruar shërim të shpejtë të gjithë të prekurve nga COVID-19 me thirrje që i bën Ramës dhe qeverisë, doktoresha Mirela Tabaku, përfaqësuesja e P.D.-së: “Lejo ekspertët të kryejnë sa më shumë tampone në popullsi. Testet masive mbajnë nën kontroll virusin”!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë sot për Euro News Albania, u shpreh se ka kërkuar ndihmë nga partnerët për rritjen e testimeve. “SHBA po na siguron 30 mijë, dhe uroj që këto 30 mijë kite testimi të mbërrijnë sa më shpejt në Shqipëri, sepse janë të domosdoshme”.
Zoti Lulzim Basha po e ndjek situatën me përgjegjësi të plotë njerëzore dhe po ndikon shumë në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të njerëzve, bizneseve dhe të sëmurëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here