Ilaçi i mrekullisë kundër Covid-19, SHBA blen 30 milion doza hidroksilklorinë

Presidenti Donald Trump njoftoi se, Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19. “Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”, tha presidenti.

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, që përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin po kor një sukses të madh në kurat që profesori francez Didier Rault po bën në spitalin e tij në Marsejë. Profesor Rault e rekomandon atë në fazën e parë të sëmundjes, për të ulur ngarkesën virale dhe për të mos i lejuar pacientët të rëndohen dhe të shkojnë drejt reanimacionit.

Pas këtyre testeve, në pothuajse në 80 pacientë në spitalin e Marsejës (vetëm me një të vdekur), autoritetet mjekësore franceze e kanë përfshirë atë në testet shkencore për të pasur një përfundim të vërtetuar për dobinë e këtij ilaci. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Megjithatë spitalet në SH.B.A. u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme. Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës.

Por si gjithmonë mediat kritike më të ngrejnë pyetjen se pse Presidenti Amerikan po mbron kaq me zell këtë molekulë, megjithë paralajmërimet e imunologut Anthony Fauci, një nga ekspertët më të mirë në administratën e tij?

New York Times është marrë me këtë çështje dhe ka argumentuar se presidenti mund të jetë në konflikt interesi pasi ai është i lidhur drejtpërdrejt me kompani të caktuara farmaceutike që prodhojnë ilaçe të bazuara në hidroksilklorinë. Sipas të përditshmes amerikane, vetë Donald Trump disponon “aksione të vogëla” në kompaninë franceze Sanofi.

Gjithashtu ai ka edhe një lidhje më pak të drejtpërdrejtë sepse, një nga financuesit e fushatës së tij dhe republikanëve, Fisher Asset Management, një fond investimesh i menaxhuar nga Ken Fisher është një ndër aksionerët kryesorë të Sanofi-t.

Pavarësisht nga këto lidhje Trump vazhdon ta promovojë hidroksilklorinën. “Unë nuk jam mjek, por kam vullnet të mirë”, u përgjigj ai të hënën për ilaçin që po e trumpeton me zell të jashtëzakonshëm.