Ilaçi i mjekut të “çmendur” bën mrekullinë në Francë, shëron 90% të rasteve me Covid-19

Rreth 91,7% e pacientëve te të cilët është zbatuar terapia me hidroksilklorinë në Francë janë shëruar plotësisht nga Covd-19.

Sipas mediave lokale, ilaçi është zbatuar për shërimin e 1.061 pacientëve pas studimit të kryer nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Mesdhetar të Infektologjisë në Marsejë, Prof.Dr. Didier Raoult.

Gjithashtu theksohet se 91,7% e pacientëve gjatë dhjetë ditëve janë shëruar plotësisht, ndërsa 0,5% e pacientëve, të moshës nga 74 deri 95 vjeç, kanë ndërruar jetë.

Dr. Raoult më 9 prill bisedoi me presidentin e Fracës Emanuel Makron, pas së cilës me vendim të qeverisë u lejua zbatimi i shërimit të koronavirusit me hidroksilklorinë.

Raoult është bërë i njohur në të gjithë botën si promovues i ilaçeve kundër malaries, chloroquine dhe hydroxychloroquine, të kombinuara me një antibiotik si Aztromicina, si një trajtim kundër Covid-19.

sd