Humbi jetën në Maqedoninë e Veriut, flet bashëshortja e 44-vjeçarit nga Fieri

Bashkeshortja e 44 vjeçarit Mondi Lamo, i cili humbi jetën në Maqedoninë e Veriut dhe u dyshua se kishte vdekur ngë COVID-19, ka hedhur poshtë dyshimet mbi arsyen e vdekjes së tij.

Në një intervistë për Fax News, Alketa Mano tregon se bashkëshorti i saj vuante nga epilepsia, jo nga COVID-19. Mondi Lamo u tha se ka humbur jeten me datën 1 prill 2020, por familja thotë se në datën 2 familja ka folur me të dhe me daten 3 familja merrë vesh që ka humbur jetën.

44 vjeçari Mondi Lamo ,babai i 4 vajzave minorene, prej 3 viteve kurohet me epilepsi dhe e zinte në gjumë. Ai kishte shkuar për të punuar në Maqedoninë e Veriut, pasi veshtiresia ekonomike e ka detyruar megjithëse ishte probleme të tjera shëndetësore.

Bashkëshortja tregon se atij zakonisht sëmundja i binte në gjumë, dhe duhej me doemos që të kishte dikë pranë në ato momente, por ditët e fundit po qendronte pa njerëz të tjerë në dhomë.

“Unë me bashkëshortin tim kam folur në datën 2 Prill, ka qenë shumë mirë, lajmi për koronavirusin na erdhi dje, bashkëshorti im punonte në Maqedoni, ka ikur që në datën 7 Janar, u bënë tre muaj. Lajmin na e dhanë të dielën, bashkëshorti ishte i sëmurë me epilepsi, pronari ia kishte hequr shokët nga dhoma, nuk e dimë pse.

Nuk ka pasur probleme me pronarin, unë mendoj se pronari ka dashur që të mbulojë veten e tij, se ai punonte në të zezë. Unë kërkoj nga Opinioni që të përgënjeshtrojë lajmin se im shoq ka vdekur nga koronavirusi, autopsia u bë të nesërmen e gjetjes së trupit, na thanë se e kishte gjetur pronari të vdekur, kaq dimë.

Atij i binte në gjumë sëmundja, dhe nuk e ndjente, ka ikur pa u ndjerë, kaq mund tiu them, kemi një javë që kemi hapur dyert e mortit, të ma kthejnë trupin në shtëpi. Nuk ma vrau njeri, vetëm të më sjellin trupin, nuk kishte raste me koronavirusin afër tyre. Jemi pa ndihmë ekonomike pa asgjë, u detuyrua që të ikte”, shprehet bashkëshortja e viktimës mes dhimbjes.

gruaja 1