Humb jetën një tjetër i infefektuar, shkon në 24 numri i viktimave nga Covid-19

Shkon në 24 numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se gjatë paradites së sotme ka ndërruar jetë babai i pacientit zero në Shkodër, i cili ndodhej në gjendje kome, pasi vuante edhe nga probleme të tjera shëndetësore.

Ky është personi i dytë që humb jetën nga koronavirusi në Shkodër.

I moshuari prej 3 muajsh ishte në gjendje koma pasi vuante nga një sëmundje tjetër dhe mbahej në banesë nën kujdesin e familjarëve.

Gjithashtu mësohet se pacienti zero, 56 vjeç i cili kishte dhe një njësi tregtimi ka infektuar të 10 familjarët e vet, ndërsa burimet bëjnë me dije se ai mund të jetë një nga të shëruarit prej virusit Covid-19.

Gjithashtu janë gjurmuar dhe të gjithë kontaktet e 56-vjeçarit për të parë rrethin e të infektuarve prej tij.

Varrimi i viktimës do të kryhet sot në orën 14:00 nën survejimin e policisë dhe me një rreth shumë të ngushtë familjarësh.