Hipokrizia e Sulltan Salep Surrelit me Taksitë!

Miq, mijra e mijra puntore shkojne cdo dite ne qendrat e tyre te punes dhe kthehen ne shtepite e tyre me autobuze, ulen pa maska dhe ne sedilje te ngjitur njeri me tjetrin, te tjere varen ne kembe dhe teshtijne mbi ta dhe per kete Sulltan Salep Surreli nuk çane menderen!

Por i eshte i shqetesuar shume per taksite dhe si hipokrit nxjerr per ta udhezime gjer dhe si duhet te ulet pasagjeri. Miq, ky eshte nje karnaval i vertet qeshark dhe i semure psiqik qe sa me shume te degjohet aq me shume çrregullimin e tij te rende psiqik do ta percjelle tek ju.

Prandaj ju bej thirrje te hidhni poshte me neveri dhe perçmim strategjine e tij te panikut, dhunes dhe terrorit psikologjik qe buron ne skutat me te errta te psiqikes se tij te pashprese! sb

Lexoni me poshte urdherin per taksite:

NJOFTIMI NGA DSHPTRR Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19! Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike. Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet.

Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi! Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur! Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart. Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj. DENONCO mosrespektimin e masave të sigurisë:Mbro veten dhe të tjerët!