Helikopteri zbret pacientin pa shenja jete tek Infektivi

Një helikopter ka mbërritur në oborrin e SpitaliInfektivnë Tiranë ndërsa prej tij është zbritur një pacient gjendja e të cilit duket e rëndë.

Sipas burimeve, pacienti është nisur për në Sanatorium apo quajtur ndryshe edhe sis COVID 2 ku trajtohen pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Nga pamjet duket se personeli mjekësor është veshur me uniformën anti-virus, teksa pacienti është zbriturnga helikopteri i urgjencës për t’u future më pas në një autoambulancë.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një person të infektuar me koronavirus, ndërsa nëse bëhet fjalë për një rast të tillë, do të ishte i pari që është përdorur helikopter për transportimin e tij.

Si rrallë herë, pacienti është filmuar i veshur me anti-Covid.