Gjykata gjermane rrëzon izolimin: Mund të dilni në plazh

Një gjykatë rajone në Gjermaninë lindore vendosi se banorët mund të shkojnë në një plazh popullor në Baltik këtë fundjavë. Sipas BBC, vendimi u mor nga gjykata e lartë e Greifswald në prag të fundjavës së Pashkëve, pavarësisht se vendi është në izolim.

Sipas gjykatës, vendimi për ndalimin e lëvizjes së njerëzve është disproporcional në cenimin e lirisë së njerëzve. Megjithatë gjermanët nga rajonet e tjera nuk lejohen në këtë plazh.

Qeveria e landit Mecklenburg e pranoi vendimin e gjykatës. Por ajo u ka bërë thirrje banorëve që të ruajnë distancën prej 2 metra për të shmangur infeksionet.

Temperaturat pritet të kalojnë 20 gradë këtë fundjavë.

Gjermania ka një numër shumë të ulët të vdekshmërisë nga korona. Kjo për shkak të testimeve masive.