Gënjeshtrat e Ramës…

Nga Kastriot ISLAMI

Rama sot ka deklaruar se “ekspertë gjermanë” më kanë këshilluar se nuk duhen shumë teste… Mashtrim ose gënjeshtër e trashë…! Nuk ka asnjë mundësi që “ekspertë” nga vendi që është kampion në kryerjen e testeve, të japin sugjerime të tilla… Kjo është vetëm shprehje e halucinacioneve të një injoranti që kujton se mund të bëjë gjithçka me qytetarët e vendit të tij, e deri të tallet me ta, duke i mbajtur të izoluar me mashtrime e urdhra sipas qejfit nga Surreli; dhe kur kapet gafil, nuk di se ç’thotë…

Si është e vërteta? 

Shqipëria ka kryer deri sot në datën 24 prill 2020 gjithsej 6768 teste ose 2352 testet për 1 milion banorë. Një shifër dhjetëra herë më e ulët sesa e vendeve europiane dhe disa herë më e ulët sesa e vendeve të rajonit; dhe disa dhjetëra herë më e ulët sesa e vendeve kryesore europiane… (shiko grafiqet).

1 38

Sa teste ka kryer Gjermania, meqë Rama i referohet këtij vendi?

Gjermania deri dje në datën 23 prill 2020 kishte kryer 2.072.262 teste, pra mbi 2 milionë teste ose rreth 24.738 teste për 1 milion banorë. Thënë ndryshe, 10 herë më shumë sesa ç’kryen Shqipëria për 1 milion banorë!? Prandaj ajo që thotë Rama është një gënjeshtër e trashë dhe mashtrim i turpshëm i publikut…

Madje po t’i referohemi një vendi si Islanda me rreth 350 mijë banorë, ajo ka kryer 132.709 teste për 1 milion banorë ose thënë ndryshe ka testuar rreth 15 përqind të popullsisë, që nëse Rama kërkon të krahasohet me vendet e vogla si Islanda, do të thotë se në vendin tonë do të duhet të ishin kryer rreth 360 mijë teste për 1 milion banorë, ndërkohë që janë kryer vetëm 2352 për 1 milion banorë. Pra Islanda ka kryer rreth 56 herë më shumë teste për 1 milion banorë sesa Shqipëria.

2 35

Mos vallë në rajonin e Ballkanit Shqipëria ka një shifër të ngjashme me vëndet e tjera?

Aspak… Edhe po të krahasohet me vendet e rajonit, Shqipëria është në vendin e fundit. Shqipëria ka kryer rreth 3,5 herë më pak teste për 1 milion banorë sesa Mali i Zi, rreth 3.2 herë më pak sesa Kroacia, 2,8 herë më pak se Maqedonia e Veriut, 2,8 herë më pak Bosnja… Duke u renditur vendi i fundit në rajon përsa i përket numrit të testeve për 1 milion banorë…

Po ku e ka gjetur Rama këtë orientim dhe përse gënjen?

I gjithë menaxhimi i epidemisë bazohet vetëm në gënjeshtrat e mashtrimet e Ramës, në ëndrrat me pushtet që ai shikon çdo natë i tmerruar edhe nga frika e dështimit. Sepse kudo në botë, ekspertët e epidemisë tregojnë se një nga arsyet e suksesit të menaxhimit të kësaj krize është “informacioni” mbi përhapjen e virusit, gjë që sigurohet vetëm përmes sa më shumë testeve, të cilat Rama i refuzon me kokëfortësi…

Rama refuzon të kryejë teste edhe sepse, siç e ka lënë gjendjen deri më sot, ka shumë frikë se me rritjen e numrit të testeve mund të rritet shumë edhe numri i të infektuarve. Nga kjo gjë Rama ka tmerr, prandaj Rama tenton me kokëfortësi që këtë shifër ta mbajë sekrete dhe sa më të ulët e ta kontrollojë pa bërë teste, duke menduar se kështu do të konsiderohet personazhi më i suksesshëm në botë për menaxhimin e pandemisë, ndërkohë që të gjithë, brenda e jashtë vendit, e kanë të qartë sa mediokër dhe i korruptuar është, por që duke gënjyer e mashtruar edhe me pandeminë kujton se do ta konsiderojnë të suksesshëm për menaxhimin e kësaj krize?!