Gazetari i njohur italian: “Të jemi të bashkuar kundër diktaturave”!

“Ne jemi në prag të 25 Prillit dhe duhet të jemi të bashkuar kundër diktaturave, por të bashkuar në të vërtetën. Ne nuk mund t´a bëjmë këtë Dhoma e Gënjeshtrave: jo më 26 shkurt, por në 9 Mars, shkenca tha se virusi ishte pak më shumë se një grip”.

Me këto fjalë gazetari i njohur, Vittorio Sgarbi iu drejtua Parlamentit italian lidhur me situatën e koronavirusit, duke u shprehur se s´mund të themi këtu se janë 25 mijë të vdekur, pasi kjo nuk është e vërtetë.

“Mos i përdorni të vdekurit për retorikë dhe terrorizëm. Të dhënat e Institutit Qendror Shëndetësor thonë se 96.4 përqind vdiqën nga patologji të tjera. Saktësisht të dhënat, numrat e thonë, kjo është e vërteta!

Gënjeshtrat thuhen për të terrorizuar italianët dhe poshtëruar Italinë. 96.4% e vdekjeve ishin nga sëmundje të tjera”, vijoi më tej ai.

“Të paktën këtu të themi të vërtetën, kundër hipokrizisë dhe gënjeshtrave, kundër numrave të rremë që janë dhënë për të terrorizuar italianët. 25 mijë të vdekurit vdiqën nga një sulm në zemër, nga kanceri, le të mos i përdorim ato për të poshtëruar Italinë, për t’u dhënë qytetarëve një lajm të rremë”, tha Vittorio Sgarbi.