Gazetari gjerman: Po punoj për një artikull tjetër për Shqipërinë, jemi duke ndjekur gjurmën e parave

Gazetari gjerman, Peter Tiede në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në “Krasta Show” në Syri Tv ka bërë me dije se po punon për një artikull tjetër lidhur me Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Tiede tha se është ende në proces verifikimi dhe se nuk mund të tregonte për çfarë bëhej fjalë, por tregoi se i ishte vënë pas “parave”.

Adi Krasta: A keni në dorë ndonjë fakt tronditës?

Peter Tiede: Jam edhe duke verifikuar. Jemi duke ndjekur gjurmën e parave. Kush e ka paguar avokatin që ka angazhuar Edi Rama? Populli shqiptar? Avokati është një nga më të paguarit këtu.

tiede