Fatura nga Gjermania për Pekinin: 150 miliardë dollarë

Gjermania ka ndezur zemërim në Kinë pasi gazeta më e madhe Bild, bëri llogaritë dhe i adresoi Pekinit zyrtar një faturë dëmesh që shkojnë në 150 miliardë dollarë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Gjermania ka ndjekur Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. dhe pretendimet e tyre se koronavirusi mund të ishte frenuar në Kinë, dhe pasojat nuk do të kishin qenë kaq të rënda për ekonomitë europiane. Sulmet e fundit vijnë mes raportimeve se Pekini i fshehu pasojat e vërteta të krizës, pasi burimi i shpërthimit mbetet një mister.

Të shtunën, Donald Trump paralajmëroi se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ajo ishte “me vetëdije përgjegjëse” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte dhe tani e gjithë bota nuk do të vuante për shkak të saj. Nëse do të ishte një gabim, në rregull. Por nëse ata ishin me vetëdije të përgjegjshëm, atëherë duhet të ketë pasoja”.

Presidenti Trump dhe ndihmësit e tij të lartë kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për mungesë transparence, ndërsa akuzat nuk kanë munguar as në drejtim të OBSH-së, të cilës SHBA i ka ndaluar tashmë fondin e financimit.

Këtë javë qyteti i Ëuhan, ku filloi shpërthimi, rishikoi numrin e tij të vdekjeve me një kërcim të papritur 50% në shifër. Mbretëria e Bashkuar është bashkuar me zyrtarët e inteligjencës amerikane në hetimin e pretendimeve se virusi ka origjinën në një laborator të virusit Ëuhan dhe jo në një treg të gjësë së gjallë.