Fasoneritë rrezik i madh për përhapjen e Covid-19, në një ditë 7 punonjës të infektuar

Ministria e Shëndtesisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 21 persona, ndër to 11 persona në Shkodër.

Ndërkohë që hartës së zonave të prekura me COVID-19 i është shtuar edhe rrethi i Kurbinit, ku raportohet për dy të prekur.

Bëhet e ditur se dy personat e prekur janë punonjës fasonerie. Siç duket punonjësit e fasonerive po preken nga virusi, pasi ditën e sotme u raportua se edhe në Krujë janë infektuar 3 punëtorë fasonerie.

Po ashtu edhe në Shkodër raportohet për dy të prekur, duke e çuar numrin e raportimeve për punëtorët e prekur në fasoneri brenda 24 orëve në 7 punonjës.