Fasoneritë përhapin virusin, zbulohen 11 raste të reja me Covid-19 në Krujë

Kruja po kthehet në një “vatër të nxehtë” për përhapjen e Covid-19. Në orët e fundit raportohet se janë të paktën 11 raste të reja që kanë rezultuar potitiv nga 21 persona që i janë nënshtruar testimeve, që i bashkohen 6 rasteve të zbuluara pasditen e djeshme, duke e çuar shifrën në 17 në 24 orë.

Mësohet se të prekurit janë 3 burra dhe 8 gra, një pjesë e të cilave punonjëse fasonerie.

Testimet janë kryer në funksion të hetimit epidemiologjik dhe konfirmohet se të prekurit me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë deklaroi se rastet me Covid-19 në Krujë janë 23, ndërkohë që me 17 rastet e 24 orëve të fundit, shifra rritet në 40 persona.