Epidemiologu: Covid-19 po shkon drejt shuarjes natyrale, duhet lehtësim i masave

Epidemiologu Artan Simaku në një lidhje me “Euronews Albania” tha se, piku i epidemisë COVID-19 në vendin tonë ka kaluar dhe tani po shkon drejt rënies dhe normalizimit.

Mjeku shpjegoi se piku është arritur kur është regjistruar edhe numri më i madh i të shtruarve në spital, treguesi kryesor që përcakton epideminë.

“Jemi drejt shuarjes natyrale të epidemisë dhe pritet që me lehtësimin gradual të masave të ketë një numër të vogël, por të qëndrueshëm të rasteve.

Personat që janë asimptomatikë e transmetojnë sëmundjen 2 herë më pak dhe siç është thënë, lehtësimi i masave do të shoqërohet me shtimin e masave mbrojtëse si distanca fizike, përdorimi i maskave dhe dorezave”, tha mjeku.