“Ekonomia nën kërcënimin e falimentimit nga paaftësia e qeverisë”, Basha: Zgjidhja është largimi i Ramës me votë të lirë!

Pyetje: A ka një parashkim Lulzim Basha se kur mund të hapet Shqipëria?

Lulzim Basha: Shqipëria mund të hapet atëherë kur të ketë njerëz të përgjegjshëm, të cilët venë interesat e qytetarëve dhe shëndetit të tyre mbi një grushti hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh. Përndryshe, ne qofte se ne vazhdojmë te qevërisemi nga regjimi i Facebook-ut atëherë regjimit te Facebook-ut i leverdis ta mbajë situatën zvarrë sicc po e mban, sepse në këtë mënyrë vazhdon të fshehë deshtimin dhe paaftësinë e kësaj qeverie, të këtij kryeministri për t’iu përgjigjur krizës, për tiu përgjigjur nevojave të njerezve.

Dhe nga ana tjetër vazhdon te forcojë pushtetin personal, antikushtetues dhe te paligjshëm qe ka qenë në themel të këtij shteti prej vitesh dhe qe në rastin e pandemisë është arsyeja kryesore pse bizneset shqiptare dhe familjet shqiptare kanë shumë më pak mbështetje nga shteti, nga taksat e tyre sesa ka Kosova, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera të rajonit. Pse ekonomia shqiptare është sot më e kërcënuara, pse bizneset shqiptare jane sot në depresion, pse për fat të keq numri i atyre qe shkojnë drejt akteve dëshpëruese po rritet nga dita në ditë, sicc po e shohim nga lajmet? Dhe pse ndërkohë qe qytetarëve u kërkohet izolim dhe distancim social pa iu dhenë asnjë ide se kur do të dalin nga kjo, krimi vazhdon të bëjë kërdinë sicc bëri sot në Lezhë dhe në Durrës.

Pyetje: Megjithatë z.Basha asnjëri nuk po konteston propozimet tuaja. Propozimet tuaja janë të mirëpritura, sepse realisht janë shumë më afër realitetit. Por nga njëra anë jeni u bindur se kemi një qeveri te papërgjegjshme dhe bga ana tjetër shpreheni se Shqipëria do të hapet kur të kemi njerëz të përgjëgjshëm. Po thoni se për aq kohë sa të jetë Edi Rama kryeministër Shqipëria do të jetë e mbyllur sicc është sot?

Lulzim Basha: Unë them se sa kohë qe kemi këtë qeveri dhe këtë kryeministër do ti ndiejmë pasojat jo vetem te pandemisë po të ccdolloj abuzimi me pushtetin keq e më keq. Një njeri i cili në vend që ti përkushtohet ekonomisë reale dhe te ndihmojë bizneset ne nevojë, të ndihmojë fasonët, te ndihmojë turizmin, te ndihmojë fermerët që iu kanë mbetur prodhimet prap aty sepse nuk u lejohet te lëvizin lirisht, e ka mendjen të legalizojë kanabisin dhe të amnistojë paratë e pista të drogës, qartësisht është një njeri në fundin total të ciklit të tij politik, padiskutim që largimi i tij është zgjidhja.

Pyetje: Largimi i tij është zgjidhja, por si do të largohet?

Lulzim Basha: Siç largohet në ccdo vend normal, me votën e shqiptarëve.