Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur me tenderin e rindërtimit 76.4 milionë euro

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi deklaroi se, Edi Rama përdor gjendjen e fatkeqësisë për të vjedhur me tenderin e rindërtimit 76.4 milionë euro. Me procedurë të kufizuar antiligjore paracakton me kë do të ndajë paratë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI

Programi i rindërtimit të shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti është infektuar nga virusi më i keq i qeverisë shqiptare, korrupsioni.

Janë 76.4 milionë euro për të cilat Edi Rama ka vendosur të paracaktojë se kush do t’i fusë në xhep dhe me kë do t’i ndajë, duke kufizuar pjesëmarrjen në tender të kompanive shqiptare dhe të huaja.

Nga të dhënat e Open Data Albania u mësua se menjë procedurë të kufizuar, antiligjore, kompanitë ndërkombëtare janë përjashtuar de fakto nga gara, por edhe kompanive shqiptare nuk u është lënë kohë e mjaftueshme në dispozicion për të përgatitur dokumentacionin.

Në shkelje të hapur të ligjit, qeveria u ka dhënë kompanive gjysmën e kohës që parashikon ligji për t’u bërë pjesë e tenderit më të madh të kryer për këtë vit. Janë vetëm 10 ditë, kur në ligj përcaktohet shprehimisht se për procedurën e kufizuar, të vendosur nga qeveria, duhen minimalisht 20 ditë.

Po të kishte zgjedhur tenderin e hapur ndërkombëtar, pa asnjë kufizim dhe ngut, qeveria do të ishte e detyruar t’u linte kompanive 52 ditë kohë. Duke patur më shumë kohë, mund të bëhet një projekt më i mire, mund të ketë më shumë oferta, mund të kursehen më shumë para. Por ky nuk është prioriteti i Edi Ramës.

Duke zgjedhur procedurën e kufizuar në vend të tenderit të hapur ndërkombëtar, qeveria shqiptare arrin dy gjëra:

1. Largon nga gara kompanitë e huaja

2. Ngushton zgjedhjen tek një grusht kompanish vendase kliente të kryeministrit, me të cilat ka ndarë çdo projekt dhe koncesion korruptiv me vlerën më të lartë të mundshme.

Janë të tilla manovra të pista, që vijnë era vjedhje arsyeja kryesore pse Edi Rama shtyn pa kriter dhe kundër përcaktimeve kushtetuese afatin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Është kriminale që një kohë kaq kritike për shqiptarët po përdoret nga qeveria për të vjedhur paratë e tyre dhe për t’I ndarë me klientët e perhershëm.

Një tender si ky, 76.4 milionë euro e bën shumë të qartë panoramën. Qytetarët nuk po vuajnë vetëm nga virusi, por edhe nga një qeveri e korruptuar dhe një kryeministër i dështuar.