Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit Rama se, “është nevojë urgjente që të bashkohen kapacitetet e ekspertëve dhe specialistëve të gjithanshëm në përballimin e situatës”.

Bardhi shprehet në reagimin e tij se, Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij

Ai shton se, Rama e ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin ndërsa ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca.

Reagimi i plotë i Bardhit

Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës.

Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca.

Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë.