Edhe ngjyra e urinës mund të tregojë infeksionin me Covid-19

Koronavirusi deri tani është konstatuar te më shumë se dy milionë e gjysmë njerëz. Ndoshta edhe ju jeni të rrezikuar nga sëmundja e koronavirusit, nëse urina juaj ka ngjyrë të verdhë të errët.

Do të mund të jeni të rrezikuar nga sëmundja e koronavirusit, nëse vëreni ndryshim në ngjyrën e urinës suaj, përcjell Telegrafi.

Dehidratimi do të mund të jetë sinjal i koronavirusit, paralajmërojnë nga Ohio State University.

Mënyra më e lehtë që të konstatoni që jeni të dehidratuar është ta verifikoni cila është ngjyra e urinës suaj.

Nëse zakonisht urina juaj ka ngjyrë më të errët, atëherë me siguri jeni të dehidratuar.

Çdo person i cili është i dehidratuar dhe ka vështirësi me frymëmarrjen do të duhej të marrë në konsideratë vizitën te mjeku.

Përndryshe, ngjyra e urinës është ose duhet të jetë e verdhë e zbehtë. Kjo është për shkak se përmban një kompozim që quhet bilirubinë, i cili krijohet përmes shpërbërjes së hemoglobinës.

Por urina e ndryshon ngjyrën për shumë arsye, prej të cilave disa janë të parrezikshme dhe disa alarmuese.