Edhe Fasoneritë e Elbasanit vatër infeskioni të Covid-19, qytetarët në ankth

Elbasani shënon rritje të të infektuarve me koronavirus. Bëhet e ditur se, dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot në këtë qytet.

Rastet e reja janë zbuluar pas testimit të bërë në persona që kanë qenë të dyshuar. Mësohet se të infektuar kanë rezultuar një burrë 62-vjeçar, së bashku me gruan e tij.

Gazeta Panorama shkruan se burri ka qenë shoferi autobusi i një fasonerie. Për këtë arsye, dhe nga meraku për përhapjen e virusit, do të bëhen analizat e gjithë punonjësve të fasonerisë dhe kontakteve.

Në total numri i të prekurve në Elbasan ka shkuar në 18 persona.