E rëndë, infektohet me koronavirus 16-vjeçarja

Në qytetin e Beratit është konfirmuar një rast i ri me Covid-19 dhe bëhet fjalë për një 16 vjeçare nga fshati Kostren, njësia administrative Roshnik, së bashku me mamanë e saj.

16-vjeçarja nuk ka shafqur komlikacione, ndërkohë që mamaja e saj është në gjendje më të rënduar, megjithëse ende është e paqartë se si janë infektuar.

Po ashtu dyshohet për persona të tjerë që kanë pasur kontakt me të infektuarat, ndërkohë që u janë bërë tamponët.

Mësohet se të infektuarat nuk janë mbajtur në Spitalin e Beratit dhe janë nisur në drejtim të spitalit Infektiv në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e sotme shifrat e reja të personave të infektuar me COVID-19, ku është shënuar numri më i lartë deri më sot me 34 të prekur.