Dy arsye pse Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm duhet të hetohen menjëherë

Albania's Prime Minister Edi Rama waits before a meeting of the EU-Western Balkans Summit at the EU headquarters in Brussels Belgium February 16, 2020. Aris Oikonomou/Pool via REUTERS REFILE - CORRECTING COUNTRY

Nga Red VARAKU

Edi Rama ka përdorur 720 mijë euro të taksa-paguesve shqiptarë për të lobuar kundër opozitës. Këtë e ka bërë përmes një procedure sekrete, konkretisht një vendimi sekret të qeverisë, VKM nr. 115 datë 23.02.2018, ai ka autorizuar Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme që të hynte në tratativa për lidhjen e një kontrate mes shetit shqiptar dhe APCO WorldWIde.

APCO njihet si një kompani PR me lidhje të ngushta dhe të forta me disa eksponentë mediatikë dhe politikë në SHBA. Kompania APCO është përdorur si trampolinë jo vetëm për të rregulluar imazhin e diktatorëve apo autokratëve por edhe për të nxirë imazhin e rivalëve të tyre. Lidhjet e saj të fuqishme me media perëndimore dhe politikanë të nivelit të lartë e ka kthyer këtë kompani në klient të preferuar të shumë regjimeve.

Sigurisht, që ky për qytetarët nuk është ndonjë lajm kushedi çfarë, për faktin se dëmi që ky kryeministër i ka sjellë shqiptarëve kap miliarda dollarë dhe një shumë prej 720 mijë eurosh, është e papërfillshme. Por, nëse kjo shumë mund të jetë e papërfillshme për qytetarët, ajo nuk duhet të jetë kurrë e papërfillshme për prokurorinë shqiptare .

Kjo për dy arsye të thjeshta.

E para, sepse ky transaksion reflekton qartësisht shpërdorimin që i bëhet parave të qytetarëve shqiptarë, të cilat në vend që të shkojnë për të ndihmuar shqiptarët, shkojnë për makiazh qeveritar dhe përdoren si sulm kundër opozitës.

E dyta, sepse ky transaksion është shkelje flagrante e ligjit shqiptar për mosdeklarim të ardhurash, për të cilin SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit kryesorë, që në rastin konkret janë Edi Rama dhe Gent Cakaj.
Ata duhet të japin menjëherë një version zyrtar për drejtësinë shqiptare. Ata duhet të japin llogari para drejtësisë për çdo qindarkë të shpërdoruar.

Sigurisht, që po të ishim në një vend normal me gjykata dhe prokurori të pavarura, Rama dhe Cakaj do të përfundonin të dy në burg, mbase dhe në të njëjtën dhomë. Por, duke ditur se SPAK nuk është gjë tjetër vetëm se një mashë në dorën e kryeministrit, vetë Rama është e sigurtë, që ashtu siç ka bërë gjithmonë, do t’ia hedhë kësaj historie. Pra, zakoni e do që ashtu siç janë sakrifikuar të tjerë para tij, të sakrifikohet vetëm Cakaj, i cili për hir të së vërtetës mund të jetë një idiot që bën gjithçka për partinë, por nuk është kurrsesi hajdut.