Duhet hetim ndërkombëtar, nuk është virus, por armë biologjike

Nga Asllan BUSHATI

Kam të paktën që nga mezi i muajt mars 2020, që nëpërmjet disa shkrimeve dhe një interviste televizive, përpiqem të sjellë në fokusin e opinionit shqiptar e më gjërë, një këndshikimi ndryshe për koronavirusin (COVID-19). Në qendër të këtij mendimi është ideja se koronavirusi që po poshtron botën, nuk është një pandemi e imponuar nga ndonjë aksident natyror sic thuhet me lakuriq nate, gjarprinj, zvarranikë, kafshë etj.

Jo. Ai në gjykimin tim, është thjeshtë armë biologjike (krijesë laboratorike e dorës dhe mendjes njerzore).

Duke qenë i fokusuar në këtë ide, tmerrohem kur e shoh botën kështu të gjunjëzuar e në paralizë totale. Ekonominë globale në rrukullisje e sipër për në greminë. Mbylljen totale të shkollave, bizneseve dhe shkatrrimin e miliona vende pune , ku brenda gjashtë javësh (vetëm në SHBA 17 milion).

Por mbi të gjitha kur shoh statistikat e dëmeve ku (deri në orën 20 të datës 16 prill 2020), në botë janë 2 milion e 143 mijë të infektuar, 144 mije të vdekur, në SHBA 667 mijë të infektuar dhe 33 mijë të vdekur, në Shqipëri qindra të infektuar e 26 të vdekur, etj etj. Kjo më bën të më dridhet trupi e më pushton ankthi nga pasiguria e jetës time, e familjes, të afërmve, kombit e deri globit. Më vjen të uluras deri në kupë të qellit në të gjitha llojet e masmediave të botës e në cdo cep të globit: NDAL SHKATRRIMIT TË GLOBIT, BANESËS SONË TË PËRBASHKËT MIJRAVJECARE.

Por, (jashtë emocioneve) le të analizojmë disa fakte konkrete dhe mbi bazën e tyre të nxjerrim përfundime. Kështu është bërë e ditur se fillimisht në një market të Uhanit u infektuan me koronavirus dhe humbën jetën 59 punonjës. Pyetja shtrohet pse pikrisht në këtë market i cili është fare afër laboratorit (Qendra Kërkimore e Studimeve Biologjikë të Ushtrisë Kineze) dhe kjo nuk ndodhi në Pekin, Shangai etj? Shtoj këtu se media bën të ditur se ky është institucioni më i lartë kërkimor biologjik i Kinës.

Pra aty realisht bëheshin eksperimente shkencore biologjike nga ushtarakët kinez. Në këtë rast nuk na intereson të gjykojmë në se studimet bëheshin me module identiteti kinez, të huazuara nga ndokush tjetër, apo të vjedhura nga ndonjë vend jashtë Kinës. Thelbi këtu është se atje krijoheshin mutacione në konvejerin biologjik, pra shkurt kemi të bëjmë me arsenal laboratorik të armës biologjike.

Ky arsenal, (gjykoj madje dhe besoj), se nuk është përhapur në mënyrë të qëllimëshme (shpresoj të mos jemë gabim). Nisur nga kjo llogjikë,hamendsoj se fillesa mund të ketë qenë thjeshtë një aksident i ardhur nga pakujdesia e një njeriu të vetëm që e dispononte dhe bënte manipulime (eksperimente) me kampionin e virusit. Nuk e përjashtoj edhe ndonjë defekt në konvejerit biologjik, ose dicka e kësaj natyre. Por kjo nuk e ndryshon aspak thelbin, përmbajtjen e të qenit armë biologjike. Kjo nuk e ndryshon dëmin kolosal që i erdhi e vazhdon ti vijë botës në jetë njerzish, në moral dhe në ekonomi.

Pra pa shumë stërhollime, llogjikisht është e pranueshme se virusi (nuk erdhi fjala vjen nga Poli i Veriut) e u përhap krejt papritur tek banorët e Uhanit. Jo. Laboratori biologjik duke qenë i dislokuar pranë vendit të konstatimit të pacientit zero, është e kuptueshme se ishte burimi i virusit të COVID-19. Pikrisht për këtë me të drejtë Presidenti i SHBA-së Trump pa asnjë ekuivok e quajti ”virusi kinez”.

Ky laborator aktualisht është i mbyllur për cdo të huaj. Autoritetet kineze thone se mbyllja e laboratorit është bërë për arsye se ai është “objekt me shkallë ndotje shumë të lartë”. Ky fakt nuk e përjashton atë nga të qënit burimi fillestar i infektimit, përkundrazi e shton akoma më shumë. Edhe në qoftë se ata (ushtarakët kinez), e dizinfektojmë deri në ekstrem për të fshirë cdo gjurmë të mundëshme, ai përsëri mbeteti i dyshuari kryesor.

Një element tjetër i vrazhdë e me hije të dukshme dyshimi është fakti i deklaruar nga kinezët se janë konstatuar dy forma të koronavirusit, njera e kanstatuar në 98 përqind të të infektuarve dhe tjetri në dy përqind. Ky dy përqindëshi (shumë mendojnë se) është futur në valle (artificialisht) për të mbuluar e humbur gjurmët e 98 përqindëshit që është realisht armë biologjike.

Rajoni i Uhanit thuhet se ka një popullsi prej 11 milion banorësh dhe sipas kinezve kanë humbur jetën nga pandemia vetëm 3342 persona. Duke e krahasuar këtë të dhënë me statistikat e pandemisë të ndodhura në SHBA, Mbretërin e Bashkuar, Itali, Spanjë, Francë etj a mund të merren të vërteta deklarimet kineze? Mendoj se jo. Këtu kemi të bëjmë me fshehje të së vërtetës.

Pranojmë për një moment (sic hamendsuam më sipër) se aksidenti ndodhi krejt papritur dhe 2-7 ditë pas tij (periudha e inkubacionit) u cfaqen rastet e para të humbjeve njerzore. Pyetja shtrohet për aksidente të tilla ka një konventë botrore, ku cdo shtet detyrohet të njoftojë OKB-në dhe fqinjët menjëherë ose në të kundërt tërheq mbi vehte gjithë përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara. A e bëri Kina një gjë të tillë dhe kur?

Ka disa “gojë të liga” që thonë se koronavirusi nuk ishte aksident, por strategji e planifikuar dhe e mirmenduar. Këtë strategji (sipas tyre) e prodhoi fakti se Kina dhe SHBA-ja u përfshinë në betejat e një lufte të ashpër tregtare për rindarjen e tregjeve. Madje arrihet deri atje sa të pohohet se përdorimi i armës biologjike në rastin konkret ishte më i leverdisshëm, më i kollajshëm, kamuflohet me aksident, vret njerzit dhe nuk bën shkatrrime si arma bërthamore. Kështu arma biologjike del se nxorri në pension parakohe armët bërthamore të cilat e mbajtën politikën, diplomacinë dhe mendimin ushtarak të pushtuar nga frika e përdorimit të tyre për 75 vite. Unë kam prirjen të mos e besoj e përkrah një opsion kaq vrastar, por në të njejtën kohë nuk heq dorë nga version i ndonjë aksident njerzor a teknologjik.

Po të ishte cfaqur koronavirusi fillimisht në Pekin, Shangai, Honkong, Taivan ose në dy Koretë, në Vietnam, Tailandë, Kamboxhia etj, është e pranueshme që (përvec dorës e mendjes së njeriut) të dyshojmë edhe për ndonjë virus të ardhur nga kafshët ose shpendët. Por në rastin konkret kur laboratori biologjik i ushtrisë kineze është fare pranë pacientit zero, kjo ska as më të voglin dyshim.

Në këtë shkrim objeksioni ynë nuk është prirja për të nxjerrë në pah rrugët konspirative se kush e dispononte virusin, nga kush agjent u shit e nga kush u ble informacioni, rrugët që virusi përshkoi sa përfundoi në Uhan etj? Jo. Ne thjeshtë po përpiqemi të përjashtojmë me llogjikë të ftohtë ardhjen e virusit nga përshembull lakuriqët e natës apo gjarprinjt etj. Kjo e fundit pranohet kur bëhet fjalë për një kohë e hapsirë tjetër dhe që nuk ka objekte të karakterit laboratorit biologjik të përmendur më lart.

Marrë shkas nga gjithsa më lart, gjykoj se nevoja për ta parë problemin më nga afër e më në detaje, është domosdoshmëria e ngritjs së një komisioni ndërkombëtar investigimi me specialist të disa fushave afër fushës së armës biologjike si: mjekë, biologë,ushtarakë,kimist, matematicienë, zeologë, ekspertë statistikash etj. Grumbullimi dhe analiza e të dhënave nga ekspertiza ndërkombëtare do të na mundësojë të shohim tre opsione: a) ishte aksident krejt natyror, b) ishte aksident njerzor por nuk u bë i ditur në kohë apo, c) ishte opsion i mirmenduar?

Në se nuk provohet opsioni”a”, atherë kemi të bëjmë me një skandal të madh botror, për të cilin kinezët duhet të paguajnë cmimin përkatës.
Apeli im si qytetar i thjeshtë i këtij rruzulli, si shqiptarë e si amerikan, si ish ushtarak i lartë në Ushtrisë Shqiptare, si specialist i fushës së mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë(ADM) e më gjërë, bëj thirrje ta shikoni, mendoni dhe gjykoni këndshikimin tim. Në se ai është i gabuar më kritikoni, por nuk dëmtohet askush dhe unë premtoj se do të kërkoj ndiesë poblike për mendim të gabuar. Por në se gjykoni se kam të drejtë, ju politikanë, parlamentarë, akademikë, intelektualë, shtetarë e njerëz të thjeshtë bashkohuni me mendimin tim dhe insistoni për një investigim ndërkombëtar.