Dramë brenda dramës

Nga Elona Caslli

Vdekja tragjike e studentit 23 vjeç, i cili u përplas dy ditë më parë, është një dramë brenda dramës që jetojmë. Nuk pres, që në këto çaste tragjike familjarët të reagojnë për këtë ngjarje.

Familjarët janë brenda një dhimbjeje aq të madhe sa as hasmit nuk i urohet. Zoti qoftë me ta, për t’i dhënë forcën për ta përballuar këtë dhimbje.

Policia e shtetit ka heshtur për këtë ngjarje dhe kjo është e dënueshme. Lindin pyetjet;

– Pse heshti policia?

– Kujt po i shërbente ai kamion?

Përgjigjet për këto pyetje, duhet t’i pretendojë çdo shqiptar. Nuk është aspak e drejtë t’ua kërkojmë familjarëve të djalit këtë detyrë.

Duhet të respektojmë dhimbjen e tyre dhe të lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta duruar këtë dhimbje, pasi hamendësoj që është një dhimbje që nuk kapërcehet kurrë.

Post Scriptum- Me atë djalë ka vdekur edhe një pjesë e jona si shoqëri dhe si qytetarë