“Do të jem gjithmonë kosovare e vërtetë me zemër”, Rita flet për të kaluarën e saj

Megjithë theksin e veçantë të Londrës së Jugut, këngëtarja Rita Ora është shumë patriotike për vendin e saj, Kosovën, shkruan Vogue, transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se ne, Kosova si komb, jemi shumë krenarë për nga kemi ardhur,” thotë Ora, e cila flet gjuhën e saj amtare me një goditje të lehtë jugore, i njeh vallet tradicionale dhe e do ushqimin local

.Rita Ora lindi në ish-Jugosllavi (Kosova e sotme) nga prindërit shqiptarë më 1990. Një vit më vonë, familja e saj u detyrua të largohej nga vendlindja. Duke i shpëtuar persekutimit, ata kërkuan një jetë të re në Londër.

Këtu ajo ndan historinë e saj…

“Kur filloi konflikti në atë që është tani ish-Jugosllavi, prindërit e mi morën vendimin e vështirë për t’u larguar. Mijëra u vranë në luftën brutale që zgjati me dekadë, dhe më shumë se një milion njerëz u detyruan të iknin, përfshirë prindërit e mi, me mua dhe motrën e villain”, thotë Rita.

Nëna ime ishte psikiatre dhe babai im ekonomist. Ata lanë pas tërë jetën dhe duhej të fillonin nga e para kur arritën në Londër si refugjatë. Por mbrojtja jonë ishte përparësia e tyre kryesore dhe unë numëroj bekimet e mia çdo ditë që ata bënë atë që bënë”, shton këngëtarja.

Rita thotë se prindërit e saj sakrifikuan dhe punuan shumë për familjen e tyre.

“Ata studiuan, mësuan një gjuhë të re dhe rritën mirë motrën time, vëllanë më të vogël dhe mua. Ata na mësuan të luftojmë për atë që duam, të punojmë shumë dhe të vazhdojmë; cilat do qofshin rrethanat. Ata zgjodhën Londrën sepse babai e donte muzikën dhe kulturën, por megjithatë, siç mund ta imagjinoni, të adoptosh një jetë të re ishte jashtëzakonisht e vështirë”, rrëfen ylli kosovar.

Duke u rritur, ajo thotë se kisht paragjykime të ndryshme, duke filluar nga ajo që quhej refugjate në një mënyrë të turpshme. Por, shton se kishte shumë miq të huaj dhe ka kaluar kohë të mire me ta, ani pse ishin të kulturave të ndryshme, transmeton lajmi.net.

“Të thyen zemrën ajo që po ndodh tani në Siri. Ndjej dhimbje të thellë për njerëzit që vuajnë. Unë gjithmonë dua të bëj gjithçka që mundem për të mbështetur komunitetet që kalojnë kohë të vështira si kjo. Mesazhi im për ata refugjatë është që vazhdni të ëndërroni dhe të duani udhëtimin tuaj”, janë fjalët e Ritës.

Artistja shton se familja e saj gjithmonë kanë qëndruar bashkë dhe ndihet me fat që kishte mbështetjen e familjes gjithmonë.

“Ndjenja e jashtëzakonshme e bashkësisë midis kosovarëve është diçka që gjithmonë do ta vlerësoj. Ndërsa ne e konsiderojmë Londrën shtëpinë tonë tani, unë nuk ndjehem angleze. Ndjehem sikur jam nga Londra pasi është e shumëllojshme dhe jam rritur me kombësi të ndryshme përreth meje në Londrën perëndimore”, deklaron ajo.

Rita foli edhe për veshjen kombëtar dhe ushqimin tradicional, ku veçoi bakllavën.

“Kosova do të jetë gjithmonë atdheu ynë dhe ne do të jemi përgjithmonë krenarë me kosovarët. Jam shumë e nderuar që tani do të jem në gjendje t’i kthehem vendit tim si një ambasadore nderi. Kur kemi mundësi, shpesh kthehem për vizitë me familjen time. Unë e dua çdo gjë të vogël për kulturën kosovare; është kaq ndryshe. Veshja kombëtare është e bukur dhe ushqimi është i shijshëm. Bakllava është gjëja ime më e preferuar në botë. Unë kurrë nuk kam takuar askënd që nuk e pëlqen atë; është e jashtëzakonshme”, tha Rita.

Këngëtarja përfundoi me fjalë patriotike “Do të jem gjithmonë një kosovare e vërtetë me zemër. Nuk do t’i harroj kurrë rrënjët e mia dhe do të jem përgjithmonë krenare për trashëgiminë time – nuk do të ndryshoja asgjë”.