Ditari/Si u prodhua në Kinë virusi vrasës ndaj njerëzimit, flasin shkencëtarë, mjekë e shërbime sekrete,

Covid19, e gjitha, fillon spontanisht në një Pazar Peshku në Wuhan, Kinë.
30dhjetor 2019 Njoftimi i parë zyrtar anonçon: po shfaqen në vazhdimësi raste me pneumoni, nuk dihet shkaku, por mendohet se burimi është Pazari i Peshkut “Huanan”.

31 dhjetor 2019 Komisioni i Shëndetësisë së Bashkisë Wuhan bën një deklaratë publike, ku shprehet se disa institucione të mjekësisë gjetën një lidhje mes rasteve me pneumoni dhe Pazarit të Peshkut, dhe se nuk ka evidenca të transmetimit të sëmundjes nga njeriu tek njeriu, apo infektim të personelit mjekësor.

1janar 2020
U vendos mbyllja e Pazarit të Peshkut.
26 janar 2020_ Instituti i Virologjisë në Wuhan bën me dije se 33 nga 585 kampione ambientale të mara nga Pazari i Peshkut, përmbajnë acid nukleik të corona-virus-it, si dhe deklaron se virusi ka ardhur nga kafshët.
Këto ishin deklaratat e turpshme dhe kriminale të burimeve zyrtare, lidhur me epideminë.

26 janar 2020 Pak orë më vonë portali shkencor “Science” hodhi poshtë konkluzionin më sipër të zyrtarëve kinezë.

31 janar 2020_ “The Lancet” shkruan se të dhënat klinike të pacientëve të infektuar në vitin 2019 në Wuhan, bien ndesh me të dhënat zyrtare që deklaron Kina.

Simptomat e pacientit të 1rë më 1 dhjetor 2019 nuk kishin lidhje me Pazarin e Peshkut. Nuk u gjend asnjë lidhje epidemiologjike mes pacientit të 1rë dhe rasteve të mëvonshëm. Edhe konkluzionet e pacientët të ekzaminuar mes datave 10 dhe 15 dhjetor 2019, vërtetojnë se nuk kanë patur lidhje me Pazarin e Peshkut.

Duhet të theksojmë se në Pazarin e Peshkut, kurrë, askush nuk ka shitur lakuriq nate.
Më pas vjen profesor Daniel Lucey që vërteton se pacientët e parë janë shfaqur në nëntor 2019.

30 dhjetor 2019_ Grupi i parë i ekspertëve ndërkombëtarë shkojnë në Wuhan.

18 janar 2020_ Një grup i dytë ekspertësh ndërkombëtarë shkon në Wuhan dhe i bashkohet grupit të parë për të bërë investigime dhe inspektime, për të vërtetuar ose ajo ato që ishin deklaruar deri atëherë nga Kina, nga Partia Komuniste dhe kuadrot më të lartë të saj.

MISTERI I SEKUENCËS SË GJENEVE

10 janar 2020_ Kina kishte zhdukur të gjitha të dhënat gjenetike lidhur me coronavirus-et, po më, 3 shkurt 2020_ Kina doli me një njoftim se coronavirus-i i Wuhan ka ngjashmëri/lidhje të afërt me CoVZC45 & CoVZXC41, kampionë nga lakuriqi i natës që gjendej në Zhoushan.

Por në të njëjtën kohë një shkencëtar i fushës kishte zbuluar se virusi kishte lidhje edhe me sindromën respiratore të virusit SARS.

Grupi i ekspertëve ndërkombëtarë po arrinin në konkluzionin se nuk ishte një virus i mutacionit natyral, por një “krijesë”. Domethënë, ishte një Virus i bërë në Laborator.

Në të njëjtin konkluzion do të arrinte edhe biologia PhD.Judy A. Mikovits (Molecular Biologist, Former Director of Lab of Antiviral Mechanisms NCI) dhe do të shkonte edhe më tej, duke na thënë se këto kërkime eksperimentale kishin filluar që në vitin 2007, të fokusuar tek coronavirus-et.

Biologjia deklaron dhe mbështet shkencërisht se virusi në gjendje natyrale nuk mund të ketë kurrë atë sasi proteine që mbart në vetvete, për rrjedhojë virusi është pasuruar në laborator.

Në të njëjtën kohë Gjenetisti Robert Spalding bën me përgjegjësi për gjithçka, Partinë Komuniste të Kinës.

ZBULIME MBI DR.SHI ZHENGLI
Është virologia “e famshme”, për të cilën kam folur javë më parë.
Virologia, kjo figurë kondraverse lidhur me qëndrimet e saj në këtë situatë të vështirë, është personi kyç drejt së vërtetës, sipas shumë shkencëtarëve dhe specialistëve që po investigojnë fenomenin e epidemisë/pandemisë.

Kjo femër është një nga të paktët njerëz të specializuar në coronavirus-e dhe është ndoshta më e afta në glob, me kapacitetet më të sofistikuara për të krijuar mutacione të këtyre viruseve dhe për t’i pasuruar ata.

Shi Zhengli ka botuar 4 Paper (siç quhen në gjuhën akademike) që mbartin informacion shumë të rëndësishëm, të cilat na çojnë në konkluzionin dhe vërtetojnë përpjekjet e saj për të bërë të mundur që coronavirus-et të jenë të transmetueshëm tek njerëzit.

Më 19 nëntor 2018 Virologia bën një leksion të hapur në një prej Universiteteve të Kinës me temë: “Studime mbi coronavirus-et e lakuriqit të natës transmetimi / infektimi i ndërsjelltë i specieve”.

R. Spalding ngre pyetjen: Pse duhej krijuar një virus që infekton ose vret qenien njerëzore?! Atëherë, mos kemi të bëjmë vallë me një armë biologjike?!

Sot kinezët e kanë mbyllur laboratorin P4 në Wuhan dhe atje fshehin të dhënat, të klasifikuara si të rëndësisë strategjike.
Tani Kina është në depresion. Por, Amerika sot duhet të dijë të mbrojë veten!

Ndërkohë që Gordon Chang (Asian Affairs Expert Colummist) thotë se, nuk është më konspiracion të themi se Covid-19 u krijua në Laboratorin P4 në Wuhan.

SEKRETET E LABORATORIT P4 NË WUHAN

2 janar 2020_
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit u dërgon të gjithë punonjësve një E-mail të përbashkët, mes së cilit u thotë në formë të prerë se, ndalohet rreptësisht dhënia e çdo informacioni në lidhje me virusin “e panjohur”.

21 janar 2020_ Një medikament i ri, me emërtimin “Remdesivir” i dërgohet Kinës, falas nga Amerika, për të përballuar situatën në trajtimin e virusit, por çudia tronditi Qeverinë, ky medikament që ndodhej në Amerikë, kishte marrë patentën / liçensimin nga vetë Instituti i Virologjisë së Wuhan. Ë?!!!!!!!

3 shkurt 2020_ Dr.Wu Xiaohua i ra “bilbilit” duke përdorur emrin e vërtetë dhe duke folur pa doreza tha se, menaxhimi i laboratorit haphazard të Shi Zhengli, mund të ketë lejuar që virusi të dalë / të rrjedhë nga laboratori, domethënë kemi të bëjmë me një “VirusLeak”.

4 shkurt 2020_ Kreu i “Duoyi” Xu Bo, tha se dyshohej që virusi i prodhuar në laborator do të lejohej të rridhte/të dilte nga laboratori.

7 shkurt 2020_ Eksperti i Armëve Biologjike, i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, Chen Wei, zyrtarisht mori nën kontroll tërësor Institutin e Virologjisë në Wuhan.

14 shkurt 2020_ Udhëheqësi kinez Xi Jipping bëri thirrje për përfshirje të menjëhershme të Laboratorit dhe të sigurisë biologjike, në kuadër të strukturës së Sigurisë Kombëtare, me një ligj të veçantë.

15 shkurt 2020_ Vërtetohet me 100% se pacienti i parë ka qenë një punonjëse e Institutit, me emrin Huang Yanling, femër, mikrobiologe, të cilës iu hoq edhe fotografia nga faqja elektronike e Institutit, kur ky informacion u bë publik në shtyp.

17 shkurt 2020_ Publikohet një artikull që deklaron se Drejtore e Përgjithshme Wang Yanyi, ishte ajo që nxori, apo lejoi rrjedhjen e virusit nga laboratori.

Drejtori i Institutit të Vorologjisë krijoi Institutin e Kërkimeve Shkencore në Shangai, më pas krijoi një Network që drejtohej nga djali i një drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste, që rezulton të jetë gjithashtu aksioner në Kompaninë farmaceutike.

Dr.Frencis Boile, doktorant i Harvard-it, do të thotë me zë të lartë se coronavirusi është një ofensivë/silm biologjik, është një armë biologjike.

Anthony Shaffer (oficer në CIA) deklaron gjithashtu se Kina ka dekada që krijon armë biologjike dhe gjithmonë ka pasur synim të dominonte botën.

Përgatiti: Mariela STEFANLLARI