Detyra nuk është bamirësi, pandemia nuk është fushatë!

Nga Elona CASLLI

Rama, duke qenë se çdo mëngjes, na përplas surratit, një shpërndarje gjeografike të ndihmave në Shqipëri, e kam të pashmamgshme mos t’i shkruaj dy fjalë.

Rama, detyra jote nuk është bamirësi. Bamirësi do të quhej, kur nga ajo shuma ”modeste” që ke mbledhur kur shite ” “Kurbanin”, do të tërhiqje një sasi të caktuar lekësh dhe do t’ia jepje popullit tënd.

Për sa kohë, lekët e ndihmave për popullin dalin nga portofoli i taksave të shqiptarëve, nuk është bamirësia jote, por detyra jote.

Tani, të ndalemi pak tek detyra. Bashkë me videon e mëngjesit, na përplas edhe një bashkësi shifrash të cilat tregojnë numrin e familjeve që janë ndihmuar.

Rama, në video shihet një qese ose një kuti me ushqime, standard për çdo familje.

Ndihmat jepen në bazë fryme për çdo familje, Rama.

Nuk mund të jetë një ndihmë standarde për çdo familje.

Dhe tragjikomedia në video, Rama është fjalimi tipik që mban çdo punonjës i bashkisë, kur dorëzon qesen ose kutinë.

– Ju kemi sjellë ndihma. Kur t’ju mbarohet qesja na merrni në telefon.

Me këtë ritëm dhe me sasinë e ndihmave që ndodhen në kuti, i bie që punonjësi i bashkisë të bëjë vajtje- ardhje dy herë në javë në çdo fshat.

Kushdo qoftë regjisori i këtyre videove, është krejt mediokër dhe me një nivel inteligjence nën mesatar, pasi nuk duhen studime të thelluara në Oxford për të kuptuar që ky është një teatër poshtërues dhe absurd.

Pandemia nuk është fushatë, Rama. Duket qartë se këtë kohë pandemie, po e shfrytëzon si paradhomë fushate, pasi si ti,si ai i Bashkisë, trokisni gjithmonë në dyer që ju lëvdojnë për punën që kryeni.

Si për habi, nuk trokitet kurrë tek një derë, që ka një kritikë për qeverinë.

Rama, respekto taksapaguesit shqiptarë dhe na e kurse, pornon e përditshme me varfërinë.

Mbylle dhe këtë si kanal sikundër mbylle kanalet e pornos. Bagëtinë tënde (për deputetet e tu e kam fjalën) fute brenda, se po dalldis keq fushave në këtë proces, me një qese me banane dhe me dhjetë fotografë nga prapa.

Post Scriptum- A ka ndonjë kryeministër tjetër në perëndim që shfaq video të tilla, Rama?!