Dëshmi tronditëse e një biznesmeni: Mbështetja ekonomike e biznesit me diferencim politik

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një biznesmeni i cili shkruan se, qeveria po mbështet biznesin me diferencim politik.

Biznesmeni shkruan më tej se, po i verifikojnë bizneset se të kujt krahu janë, duke filluar nga rrjeti social Facebook, po ju kotrollojnë profilet dhe ndihmojnë vatëm ata që janë me PS-në.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Deshmi tronditese e biznesmenit!

Mbeshtetja ekonomike e biznesit me diferencim politik!
Vetem per socialistet e thekur!

Ne kritere per rrogat e punonjesve futet edhe facbooku i pronareve.
Motoja e Edvinit “te rrenohen bizneset kritike qe qeverise”!
Lexoni mesazhin e tij. sb

Përshëndetje Doktor.Mashtrimet e të MARRIT nuk kanë FUND.!Unë kam një biznes të vogël që me të ardhurat e tij mbaj familjen time prej 5 pjestarësh me bukë!dyqanin e kam mbyllur që nga dt.11/03/2020 dhe kam hapur në dt.04/042020,por edhe pse e hapa vetëm se po konsumoj drita e ujë se punë as që bëhet fjalë,i bëra kërkesën DPT-së sipas udhzimeve për të përfituar psgën minimale nga paketa ekonomike mbi biznesin e vogël,dhe sot më paska ardhur përgjigja që të refuzohet si “armiku”i madhërisë,dhe si unë janë mbi 45mijë të tjerë (biznes i vogël)që mashtrusi i Surrelit besoj i ka refuzuar nga paketa ekonomike me një të rënë të lapsit😡!

Ky SKIZOFREN duhet larguar sa më parë dhe mundësisht me dajak,se vet nuk largohet!!

PARIMI I KOMUNISTAVE ËSHTË:VARFËROJE POPULLIN QË TË ZGJATIN DORËN,nuk duhet ta lejojm këtë me asnjë CMIM!BIZNESI I VOGËL DUHET TË REAGOJ FUQISHËM!

Gjithashtu kam edhe një informacion nga brenda organizatës së tyre që drejtoria e tatimeve me urdhër të SKIZOFRENIT po i verifikojnë bizneset se të kujt krahu janë,duke filluar nga rrjeti social Facebook,po ju kotrollojn profilet!

Ky është një veprim i shëmtuar dhe shumë i ulët!

Ne rrugen qe kam dyqanin e telefonave pyeta sot mbi 13 biznese qe i njohe,9 prej tyre u ishte kthyer pergjigja me REFUZIM,4 prej tyre ishin ne pritje por edhe ata e sigurt qe do ju refuzohet,qe do te thote se nuk e perfitonte pagen e luftes,ne menyre kategorike asnje!

Dhe nje mik i imi qe eshte tek DPT me thote qe pagen e luftes do e marrin vetem lokalet dhe restorantet,qe nuk jane me shume 22% e bisnesit te vogel ne shkall vendi,78% do ngrohet ne diell!