Dënimet deri në 15 vite burg në kundërshtim me Kushtetutën dhe KEDNJ

Marash LOGU

Mazhoranca ka vendosur të bëjë vepra penale mosrespektimin e masave tëqeverisë kundër koronavirusit, përfshirëdënimin e thyerjes së karantinës deri në 10 vjet burg kur ajo nuk sjell pasoja dhe deri në 15 vjet burg kur ajo infekton dikë që më pas vdes.

Arsyetimi për këto propozime, të cilat amendojnë Kodin Penal dhe po shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, është vetëm dy paragrafë.

Argumentimi me pak fjali për dënime deri në15 vjet burg është tregues i nxitimit,në mos papërgjegjshmërisë.

Në fakt,propozimetngrenë shqetësime seriozepër shkelje të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane etë Drejtave të Njeriut si për procedurën me të cilën po miratohen,ashtu edhe me përmbajtjen e tyre.

Kushtetuta përcakton seprocedura e përshpejtuar për miratimin e ligjeve nuk mund të përdoret për ndryshimin ligjeve që miratohen me shumicëprej tre të pestave të deputetëve.

Kjo do të thotë se propozimet në fjalë nuk mund të miratohen siç po bëhen me procedurë të përshpejtuar, pasi Kodi Penal është ligj organik që miratohet me tre të pestat.

Për këtë arsye miratimi i tyre nga Kuvendi do të jetë shkelje e Kushtetutës, çfarë mjafton për t’i bërë ato të pavlefshme.

Përmbajtja e propozimeve është gjithashtu e dyshimtë. Ndryshimet e propozuara parashikojnëdy dënime kryesore: me gjobë dhe me burgim.

Ky parashikim ështëantikushtetues pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur me një vendim të vitit 2012 se parashikimi në Kodin Penal njëkohësisht i dy dënimeve është shkelje e parimit kushtetues të proporcionalitetit. Paskëtij vendimit të GJK-së, Kuvendi shfuqizoi me ligj të gjitha pjesëte Kodit Penal që parashikonin dy dënime kryesore.

Të gjitha parashikimet me dy dënime kryesore në propozimetqë po shqyrtohen në Kuvend janëanti-Kushtetuese dhe nuk duhet të miratohen.

Po ashtu, propozimet parashikojnë dënim të njëjtë për personat që shkelin rregullat e karantinës, qofshin këta mbartës ose jo të virusit. Kjo shenjë barazie ndëshkimi ndërmjet personave të sëmurë dhe të shëndetshëm përbën një masëtë paarsyeshme dhe joproporcionale.

Ndërkohë qëhapësira e dënimeve nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet burg për shkelësit e rregullave të karantinës, përbën kufizime që janë në shpërpjestim me gjendjen që i ka diktuar.
Rrezikshmëria e një personi, të tillëvlerësohet e njejtë me rrezikshmërinë e një vrasësi, trafikanti, apo pjesëtari të krimit të organizuar, etj.

Italia, që është marrë si referencë në arsyetimin e propozimeve, parashikon dënime që në rastin më të rëndë shkojnë jo më shumë se pesë vjet.

Nëpërmjet një sërëligjesh dhe vendimesh, qeveria ka miratuar këto kohë dënime të rrepta administrative ndaj qytetarëve apo biznesve që shkelin rregullat, vendimet apo urdhrat e institucioneve shtetërore.Këto masa përfshijnëgjoba deri në 5 milionë lekë, mbyllje veprimtarie, sekuestrim pasurie, heqje licencash, etj.

Ndërsa, për të njëjtat veprime, dy nenet e propozuara parashikojnë dënimin me gjobë dhe/ose burg deri në pesëmbëdhjetë vjet. Për shembull, nëse një qytetar i ardhur nga jashtë nuk karantinohet për 14 ditë apo një qytetar që nuk respekton urdhërin për karantimin e detyrueshëm dënohet me gjobë administrative 700 mijë lekë dhe burg deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut është shprehur se masat administrative që përmbajnë dënime të rënda, klasifikohen si dënime penale.

Kjo do të thotë se ndëshkimi me masëtë rëndëadministrative dhe dënimi penal janë në kundërshtim Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila përcakton se askush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale. Ky parim i rëndësishëm është parashikuaredhe nëKushtetutën e Shqipërisë (neni 34).

Kjo do të thotë se ndëshkimi i qytetarëve dhe biznesve shqiptare me masa të rënda administrative dhe dënime penale, është në kundërshtim me parimin e mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër penale, të garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, propozime të tilla bëhen menjëherë të zbatueshme dhe rrezikojnë të cënojnë rëndë të drejtat dhe liritë themelore.

NdajKuvendi duhet të tërhiqet nga nisma të tilla antikushtetuese me pasoja të rëndë për të drejtat e njeriut, të marra me nxitim dhe pa transparencë. Nevoja për të marrë masa për të përballuar këtë situatë të pazakontë, nuk mund të heqë detyrimin kushtetues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.