Deklarata e fortë e mjekut: Pse në Lindje të vendit nuk ka raste me Covid-19, provoni vetëm një ditë 2 mijë teste

Mjeku Petrit Vargu në një lidhje me TV Fax News ka ripërsëritur thirrjen për shtimin e testimeve në vend ndaj personave të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Vargu ka treguar një detaj që mund të mos e kemi vënë re dhe që ka të bëjë me hartën e shtrirjes së rasteve me koronavirus ku tha se më shumë janë konstatuar në zonën perendimore të vendit se sa në atë lindore, ndërsa bëri thirrje për të studiuar se pse ka ndodhur kjo.

Vargu ka sfiduar autoritetet që për një ditë të vetme të bëhen 2000 teste që tëprovohet se ata që e përsërisin si rekomandim të ‘mbyllin gojën’ nëse e kanë gabim.

“Do të humbasësh disa para në fillim por testet e ndihmojnë ekonominë. Do të funskiononte çdo gjë në mënyrë graduale. Dalin ca të komunitetit që nuk dua ti vendos emër, që thonë se sensitiviteti është i lartë por në këtë moment duhet të marrim në mënyrë pozitive testimet drejt një rivitalizimi ekonomik. Por duhet një sensitivitet i besueshëm se sa zero sensitivitet i pabesueshëm.

Mund të kthehet gjithçka në bumerang për ekonominë tonë. Mendoj se lufta ndaj koronavirusit duhet të drejtohet drejt teknologjisë. Duhet bëre edhe testi për personat që kanë kaluar infeksionin që të vijohet aktiviteti normal. Nuk duhet të shqyejmë dyert, koronavirusi nuk pyet se ku punon por ka edhe ai ligjet e veta dhe ne me dituri t’i kundërvihemi këtyre ligjeve”.

Po thonë për testin molekular mos e bëni imagjinoni për këtë tjetrin, duhet të shohi komiteti në mënyrë të mirë se çfarë po ndodh në botë, po bëhen testime të ndryshme në vendet përkatëse. Kam shumë respekt se i kam kolegë anëtarët e këtij komiteti, por jam i ndrydhur në vërtetësinë e asaj që thotë task-forca. Në pjesën perëndimore po preket më shumë vendi ndërsa në pjesën lindore janë më të pakta.

Nuk duhet të harrojmë se Kanadaja në pjesën ku nuk ka koronavirus jetojnë arinjtë e bardhë. Sot aty ku ka njerëz ka edhe koronavirus, ndërsa në Shqipëri e vërteta është ndryshe dhe duhet të japin disa shpjegime. Testet nuk bëhen dhe për këtë mbeten jashtë logjikës shkencore. Unë do të thoja tëprovojnë vetëm një ditë 2000 teste dhe të shohim se sa raste do dalin, pastaj ne do tërhiqeshim”, tha Vargu.