Deklarata e bujshme e ekspertit izraelit: Covid-19 zhduket pas 70 ditësh?

Ndoshta ju ka rastisur të dëgjoni ose lexoni për deklaratën e një profesori izraelit. Sipas tij, koronavirusi zhduket pas 70 ditësh, me ose pa ndërhyrje.

Komentet e profesor Isaac Ben-Isarel kanë bërë shumë bujë në median sociale. Ai është kreu i studimeve të sigurisë në Universitetin e Tel Avivit. Sipas tij, çdo përpjekje për të kufizuar virusin do ketë të njëjtin rezultat pasi virusi është ‘vetëkufizues’ dhe pasi kalon pikun, zhduket me shpejtësi.

Ai thotë se analiza e tij tregon se e njëjta gjë ndodh edhe te vendet që kanë aplikuar masa të rrepta, edhe te ato që kanë marrë masa të buta. Sipas tij, shembulli i Suedisë e tregon diçka të tillë. Gazeta ‘Times of Israel’ ka vendosur ta pyesë profesorin se përse mendon kështu.

“Nuk e di se përse virusi vdes pa ndërhyrje. Nuk kam asnjë shpjegim. Ka shumë spekulime për këtë. Ndoshta lidhet me klimën. Ndoshta virusi ka një jetëgjatësi të caktuar”.