Dëgjoni Besën!

Nga Luçiano BOÇI

DËGJONI BESËN!
Megjithëse është e dielë, mësuesit përsëri urdhërohen, komandohen, poshtërohen.

Edhe pse kanë kaluar ditë stresuese e shteruese, edhe pse i pret një javë tjetër e lodhshme, i duhet që në pikun e drekës, në ditë pushimi, të punojnë sërish online.

Këtë herë jo për të dhënë mësim, por për të marrë mësim.

Mësim nga Besa, sipas parimit të Besës ndaj mësuesve:
“Hajde baba të tregoj arat”.

Në mënyrë absurde ministria urdhëron me sms nëpërmjet DA, të gjithë mësuesit të ndjekin në TV Besën. Madje t’ia çojnë dhe nxënësve.
A thua Besa është ministrja e mësuesve dhe e nxënësve dhe jo thjeshtë ministrja e arsimit!?

Dhe çfarë na shkoqiti Besa?

Asgjë të re!

I bëri një rezyme asaj që ka thënë në video-selfiet e veta rresht, të cilat mësuesit i shohin e i bejnë like me urdhër dhe na nxorri nga xhepi tre skenarë për maturën, të cilët më shumë se i sqaruan maturantët, i bënë akoma më lëmsh.

Nuk e di pse Besa më ngjan gjithmjë e më shumë me këto sazexhijtë që po nxjerrin nëpër lagje bashkitë e Ramës, për të bërë zhurmë e me mbajt njerëzit me gajret.

Flet po nuk prodhon asnjë ide, përpos që shet kilometra propagandë.

3 11