Covid-19/ Reagimi i mjekut: Traumat po tregojnë pamjaftueshmërinë e testimeve!

Nga Tritan SHEHU

Edhe dje, në dy raste të tjera të arritura në Qendrën e Traumës në Urgjencë, mbas aksidenteve, në scanrutine të toraksit u konstatuan dëmtime tipike pulomonare për pneumopati të krijuara nga COVID-19.

Kështu, këta dy të traumatizuar, të padiagnostikuar më parë si të prekur nga virusi, të patestuar, ishin me dëmtime pulmonare, pra në një stad të avancuar të sëmundjes.Në këto raste, imazhi i scan vendos pothuajse diagnozën e patologjisë virusale.

Unë shtroj pyetjen: sa raste të tilla qarkullojnë, rëndohen në patologjinë e tyre, infektojnë të tjerët etj etj?!

Çmontimi i këtij mekanizmi shumëfishues e ka zgjidhjen e tij: test, test, test, virusologjik e imunologjik, mobilizim total i të gjithë kapaciteteve shëndetësore të vendit që nga mjeku i familjes, laboratorëve, imazherisë etj, si pjesë e një strategjie të gjerë e të qarte, duke siguruar te gjitha kushtet mbrojtese per personelin e trajnimin e tij. Mendoj se kemi humbur shumë kohë. Nuk duhet të vazhdojmë kështu.