Covid-19/ Qeveria merr vendimin për shkollat, ja çfarë do të ndodhë

Pas mbylljes së shkollave në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ministrja e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini gjatë një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se viti shkollor do të mbyllet në qershro të vitit 2020.

“Duke marrë parasysh mijera mesazhe dhe duke marrë për bazë dhe komunikimin që kemi pasur me zyrën e presidentit dhe kryetarin e opozitës ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020. Elemeti i dytë është se provimet e maturës shtetërore do të mbahen.

Kjo na jep kohë që të përgatisin dhe aplikimin për universitet. Provimat e klasës së pestë dhe të klasës së nëntë do të anulohen. Provimet e lirmit nuk mbajnë të njëtën peshë si provimet e Maturës. Elemeti i tretë në mënyrë që provimi i Maturës të jetë i drejtë, kemi vendosur të hapen shkollat për klasat e 12 për një periudhë 3 javore, nga data 18 maj deri në 5 qershor për të përsëritur mësimet.Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët”, tha Shahini.

Po ashtu Shahini theksoi se do të hapja për maturantët do të zbatohet duke zbatuar rregullat e distancimit social.

“Arsyeja pse nuk i hapim të gjitha ka të bëjë me numrin e madh të nxënësve që kemi në shumë shkolla. Për shkak të tërmetit një pjesë janë dëmtuar dhe një pjesë kanë kaluar me dy turne. Prandaj vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët. Me distancë 1.5 metra mes tyre dhe që numri të mos jetë më shumë se 10-12m maksimumi 15. Do të përdorim edhe disa shkolla 9-vjeçare afër të mesmeve”, tha Shahini.