Covid-19/ Nuk përfitojnë pagën e luftës, 110 punonjës ngrihen në protestë

Më shumë se 110 punonjës të një masonerie në Korçë kanë dalë duke protestuar para subjektit ku janë të punësuar pasi nuk përfitojnë pagën e luftës.

Punonjësit theksojnë se dhe pse tashmë janë të papunë nuk u është dhënë dhe e drejta për marrjen e pagës së luftës.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën me dije për Abc Neës se, punonjësit nuk kanë asnjë njoftim se firma ka ndaluar aktivitetin, por vetëm u është komunikuar se nuk ka materiale.

“Nuk ka punë na u tha ska punë se nuk vjev lënda e parë dhe problemi është se ne jemi mbledhur për të përfituar pagën e luftës. Jemi rreth 110 ppunonjës, problemet kanë lindur që me 11 mars, ndërkohë që firmat e tjera bënim pushime ne kemi punuar, pasi favorizuam dhe u bëmë bashkëpuntorë me pronarin të mbyllnim të gjithë porositë e tij me klientët, ndërsa tashmë ne nuk kemi të drejtë për pagën e luftës”, është shprehur një nga punonjësit.

Një tjetër punonjëse në këtë masoneri thekson se është e vetmja që punon në familje. “Unë jam e vetmja e ardhme mnë familjen time, burri punon në emigracion me sezone. Ne morëm ekonomistin dhe ai deri dje na ka thënse se mund të përfitoni pagën e luftës ndërkohë që sot nuk na thotë asgjë”.

Ndërkohë ato pohojnë se në takim me ekonomistin e firmës u është thënë se do të jetë ai që do të merret ai me dokumentat, ndërsa dje u është komunikuar se ato nuk e përfitojmë pagën e luftës.

Ndërkohë firma na ka paguar deri me date katër prill dhe tashmë jemi pa lekë dhe pa punë.