Covid-19 futet në Burgun 313, infektohet polici, dyshime për kolegët dhe të dënuar të tjerë

Një polic i burgut 313 në Tiranë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Efektivi dyshohet se është infektuar nga familjarët e tij pasi pozitivë kanë rezultuar edhe bashkëshortja dhe djali i tij.

Sapo ka marrë përgjigjet e testit, mësohet se polici i burgut është vetëkarantinuar bashkë me familjen, ndërkohë që kanë filluar edhe testimet e kolegëve të tij, plot 10 të tillë.

Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë nga gardianët të ketë infektuar edhe të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë burg edhe pse vetë i infektuari merrej me librat e shërbimit.

Aktualisht në këtë burg vuajnë dënimin disa prej ‘kokave të krimit’ në vend si: Emiliano Shullazi, Aleksandër Murataj etj. /Dosja.al