Covid-19/ Berisha: Ky është fruti i panikut që mbjell Edvin Kristaq Paniku te qytetarët!

Ish-Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh nga një qytetar, i cili shkruan se, jemi shumë të frikësuar me gjendjen këtu në Shqiperi dhe kryeministri jonë do t’i vdesë të gjithë me masat që merr. Ai thotë se, gjendja jonë për ndihma ekonomike është për të ardhur keq, ndërsa Edi Rama tallet me ne, bën edhe rolin e doktorit.

Postimi i ish-Keyeministrit Berisha

Edvini si fantazma e covid19 apo vet covid19/bis!!

Ky eshte fruti i panikut qe mbjell Edvin Kristaq Paniku te qytetaret!

Ky eshte imazhi i vertet qe ka krijuar tek ata komiteti politik qe kryeson vet dhe qe ka nenkryetare ndrikullat: ishkunaten, mbikunaten, militanten!!

Lexoni mesazhin shikoni foton e qytetarit te tmerruar dixhital.

Miq qendrimet e ketij xhahili qe keqshfrytezon epidemine per tu paraqitur here si mbizot apo dhe si baba, here si xhebrail, demon dhe xhelat, here tjeter si mjek apo zedhenes i ish kunates, jane ne vete nje faktor terrori dhe aleat kryesor i virusit.

Ato bien ndesh me perpjekjet e jashtezakonshme te mjekeve tane por edhe te qytetareve shqiptar kunder covid19 tani duhet thene edhe kunder covid19/bis siç po e quajne rendome ne mediat sociale Edvin Xhahil Surrelin! sb

Pershendetje Z.Sali Berisha jemi shum te friksuar me gjendjen ketu ne shqiperi dhe kryeministri jon do ti vdesi te gjith me masat qe merr gjendja jon per ndihma ekonomike esht per te ardhur keq ndersa edi rama tallet me ne ben dhe rolin e doktorit.