Conte bën gati dekretin për t’iu kryer normalitetit në Itali nga 14 prilli…

Qeveria Italiane ka vendosur që të lëshojë pak pe në lidhje me masat që mori në mbrojtje të pandemisë që po kalon vendi.

Dekret i ri nga qeveria italiane parashikon hapjen e disa bizneseve si: kancelaritë, libraritë, dyqanet e veshjeve për fëmijë, si edhe dyqnet me rroba më 14 prill.

Kryeministri Giuseppe Conte do ta nënshkruajë sonte këtë vendim dhe do të prezantojë gjatë një konferencë për shtyp.

Mediat italiane shkruanë se shkollat ​​janë ende të mbyllura, parashikohet që shkollat të hapen në shtator, megjithatë nuk është vendosur se varet nga situata që po kalon vendi.

Kancelaritë, libraritë, dyqane që shesin rroba për bebe dhe fëmijë, lavanderitë, makinat për shpërndarjen e produkteve që porositen online, janë këto aktivitetet që mund të fillojnë përsëri punën më datë 14 prill të 2020.

Të gjitha bizneset që lejohen të rihapen në 14 prill duhet të ndjekin masat dhe rregullat e parashikuara nga qeveria për të përmirësuar gjendjen e virusit në ven.

Këto lëshime bëhen por është parashikuar të merren masa të tjera në lidhje me mbajnë distancën të paktën një metër midis njerëzve dhe të pajisjen me maska mbrojtëse dhe doreza. Rregulla të cilat duhet t’i zbatojnë si punonjësit edhe vetë qytetarët.