Çfarë po ndodh? Një i vrarë në Korçë, të shtëna me armë në Laç, plagoset 23-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë ku njëperson është vrarë me thikë.

Mësohet se viktima është qëlluar disa herë me thikë dhe për pasojë nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës.

“Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit ku një person është qëlluar me armë e për pasojë ka mbetur i plagosur.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije së i plagosur ka mbetur Endri Gjoka rreth 23 vjeç i cili është nisur me urgjencë drejt Traumës. Dyshohet se autorët janë larguar me një automjet tip Mercedes Benz ngjyrë jeshil.