Çfarë po ndodh në Krujë? 6 raste të reja me Covid-19

Nuk ka të ndalur përhapja e koronavirusit në Krujë ku pas 5 rasteve të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, burimet bëjnë me dije se sapo kanë dalë përgjigjet për disa persona të tjerë të dyshuar me koronavirus

Mësohet se 6 punonjës së fasonërisë së këpucëve në Krujë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në orët e fundit ndërsa numri i rasteve në këtë rreth rritet ndjeshëm.

Paraditen e sotme Ministria e Shëndetsisë njoftoi se janë zbuluar 22 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë, Eugena Tomini nga ISHP tha se situata është nën kontroll dhe duhet të respektohen të gjitha masat e distancimit social.

Tomini nga ana tjetër tha se në 24 orët e fundit ka pasur 13 persona të shëruar, dhe lajmi i mirë është se ka më pak persona të shtruar në të dy spitalet Covid.

15 nga 22 rastet e reja janë konstatuar në Laç. Në total, numri i të prekurve në Kurbin ka shkuar në 19. E gjithë kjo rritje ndodhi vetëm brenda pak ditëve.

Burime për Faxweb bëjnë të ditur se nga rastet e reja të raportuara në Shkodër, është infektuar një tjetër efektiv i FNSH-së. Një tjetër rast raportohet se është infektuar një shitëse buke, vajza e së cilës është infermiere dhe nga ku dyshohets e është transmetuar virusi. Ndërkohë që personi i tretë është një pacient në Reanimacionin në spitalin e Shkodrës.