Çfarë po ndodh? Dy të vdekur në rrethana misterioze në Elbasan

Dy persona humbin jetën në rrethana misterioze në Elbasan. Një 70 vjeçar, banues në një fshat të Elbasanit, ndërsa priste rradhën të merrte shërbim në sportelet e një Banke të nivelit të dytë është rrëzuar papritur dhe është përplasur mbi një bordurë duke dëmtuar rëndë edhe kokën.

Personi në fjalë i identifikuar si Bashkim Balla është transportuar menjëherë për në spital por ka ndërruar jetë menjëherë. Paraprakisht dyshohet se ai ka rënë në tokë ndërsa priste të futej në Bankë pasi mund të ketë pësuar atak në zemër. Gjithsesi autopsia do përcaktojë shkakun e vdekjes së tij.

Ndërkaq po në qytetin e Elbasanit një burrë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në rrethana ende të paqarta për të afërmit e tij. Gjatë kësaj jave në Qarkun e Elbasanit jane rregjistruar disa raste vetëflijimi.