“Budallallëk shumë i trashë”, qytetari nga Vlora injoron kryepolicin Veliu: Shko vizitohu, unë…

Gjatë ditës së djeshme drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dha urdhër që të mos laheshin në det asnjë qytetar, në të gjitha qytetet ku një mundësi e tillë është e prekshme. Por ky vendim duket të jetë shpërfillur në qytetin e Vlorës, ku qytetarët shprehen se kura më e mirë që ata kanë është pikërisht uji i kripur.

“Mua nuk më zë govata e shtëpisë, atë mbase e zë, për mua govata ku lahem është deti. Nëse do e thoshte një njeri normal, do i thonin ik ore vizitohu, këtë duhet tia themi dhe atij, ik vizitohu mos e lër pas dore shëndetin.

Është ironi që ti thuash dikujt vër maskën, në një kohë që pak kohë më parë thoshin që nuk duhej, është një budallallëk shumë i trash. Unë detit nuk i ndahem, këta një gjë thonë në mëngjes, një tjetër thonë në darkë. Do bënin mirë që të gjithë të shkonin në det, se Vlora e ka vijën bregdetare mjaftueshëm të gjatë.

Edhe në ditët mëtë këqija të dimrit unë detit nuk i jam ndarë, as në ditët më të bukura të beharit. Unë deri më sot nuk njoh as grip, as rrugëm, as  temperaturë, pikërisht nga kjo larja në det”, shprehet qytetari  nga Vlora , për gazetaren Afrovita Hysaj, ndërsa shton se mban distancim fizik, dhe masa ndaj të tjerëve kur lëviz në rrugë. (E.K/Faxweb.al)

veliu vlonjati