Britania nis këtë javë testimin në njerëz të vaksinës kundër Covid-19

Testimi në njerëz i një vaksine të mundshme kundër koronavirusit, në Britaninë e Madhe do të fillojë të enjten, njoftuan mediat vendase.

Këto të fundit citojnë deklaratën e bërë nga sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock. Vaksina e cila llogaritet si potenciale në luftimin e Covid-19, u zhvillua në Universitetin e Oksfordit

“Në periudha normale, arritja në këtë fazë do të zgjaste me vite dhe unë jam shumë krenar për punën e bërë deri më tani”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Hancock shtoi se do të vërë në dispozicion të shkencëtarëve në Oxford 20 milion £ (24.5 milion dollarë), si dhe një shtesë prej 22.5 milion £ në fonde për studiuesit në Imperial College London.