Britania ende në situatë kritike, 761 përsona humbën jetën në një ditë nga Covid-19

Britania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në botë duke arritur shifra të frikshme në viktima.

Situata në Britaninë e Madhe vazhdon të jetë kritike si pasojë e koronavirusit.

Ndonëse numri i viktimave ka pasur një ulje të lehtë, shifrat janë sërish alarmante.

Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe për të katërtën ditë me radhë është nën 800.

Zyrtarët e shëndetit kanë njoftuar se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 761 persona.

Kështu, numri total i viktimave në vend ka shkuat në 12,868.

Ndërsa, brenda ditës vendi konfirmoi 4,603 raste të reja me Covid-19 duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend të rritet në 98,476.