Bota kërkon të ruajë qytetarët dhe ekonominë, Rama kërkon të ruajë pushtetin personal dhe…

Nga Ervin SALIANJI

Bota kërkon të ruajë qytetarët dhe ekonominë, Rama kërkon të ruajë pushtetin personal dhe paratë e një grushti oligarkësh!

Politika e testimit, gjurmimit dhe trajtimit pa bllokuar lëvizjen që përdori Kore e Jugut është vlerësuar gjerësisht nga specialistët dhe ekspertët në gjithë botën!

Testimi në masë dhe gjurmimi do izolonte vetëm qytetarët e infektuar dhe do të lejonte daljen nga karantina duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe kujdesit personal të qytetarëve.

Qeveria e Ramës nuk e përdor testimin masiv dhe gjurmimin pavarësisht se në Shqipëri ka pak raste dhe popullsia ështē e vogël për ta pasur nën kontroll.

Shqipëria nuk ka trasnport publik masiv apo veprimtari të medha ku grumbullohen shumë qytetare siç pjesa me e madhe e botës e ka dhe ku ështē pjesa me e rriskuar për tu infektuar me virus, shoqëruar kjo me gatishmëria e publikut për të sakrifikuar privatësinë, për një të mirë më të madhe dhe me izolimin e qytetarëve edhe para marrjes së masave nga qeveria sot do të kishim dalë nga karantina dhe do kufizoheshin shume pak veprimtari!

Shqipëria dhe qytetarët po ja dalin, Rama po deshton dhe po izolon qytetarët sepse ne këtë forme zgjat pushtetin personal, me normalizimin e situates pushteti i Rilindjes merr fund!

Shqiperia ben pa Ramen dhe qeverine, qytetaret nuk bejne dot pa Shqiperine dhe ekonomine! Qytetarët ia dolên, qeveria dështoi!