Boris Johnson po i “përgjigjet” trajtimit ndaj koronavirusit

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson po i përgjigjet trajtimit të koronavirusit dhe mbetet në një gjendje të qëndrueshme në spital, sipas zëdhënësit të tij zyrtar, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

“Kryeministri po merr trajtim me oksigjenin dhe po merr frymë pa mbështetje,” tha ai.

Johnson ka kaluar tre netë në Spitalin e Shën Thomasit në Londrën qendrore – dy prej të cilave kanë qenë në një kujdes intensiv.

Johnson zbuloi se po vuante nga koronavirusi në 27 Mars, ashtu si edhe sekretari i shëndetësisë Matt Hancock, i cili që nga atëherë është shëruar. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab është duke zëvendësuar në detyrë Johnsonin ndërsa Kryeministri është në kujdes intensiv.

Kufizimet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të rishikohen të hënën, por nuk do të qetësohen derisa kulmi i infeksioneve të ketë kaluar, tha ministri i ri i shëndetësisë Edward Argar të mërkurën. Ai u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve